Në Profesionet e Lira hyn: Permbaruesit Privat, Noteria, Aokatia, Ndermjetsimi dhe Administratorët Falimentues.
Noteria është shërbim publik i cili ushtrohet përmes noterëve dhe rregullohet me Ligjin për Noterinë.
Disa nga detyrat e noterëve janë këto:
Zakonisht për një komunë duhet të jetë së paku një (1) noter, mirëpo me vendim të Ministrisë së Drejtësisë ky numër mund të rritët ashtu që në 10.000 banorë të jetë një (1) noter.
Puna e noterëve mbikqyret nga Ministria e Drejtësisë si dhe Oda e Noterëve.
Kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e Noterisë duhet ti plotësojnë kushtet e parapara me nenin 4 të Ligjit për Noterinë si dhe të kenë dhënë provimin për Noterinë. Noterët licencohen nga Ministria e Drejtësisë.
Noteri në ushtrimin e profesionit të tij ështe i lirë dhe i nënshtrohet vetëm ligjit.
Lista e të gjithë noterëve të regjistrua në Republikën e Kosovës gjendet në faqën zyrtare të Odës së Noterëve të Kosovës.
Kontakti: Rr. ”Bashkim Fehmiu”, OB-13-BL-A, C10, Hyrja 2, Kati i 4-të, banesa nr.21, Arbëri, Prishtinë.
Tel: 038 726 018 & 045 299 989
E-mail: info@noteria-ks.org
Themelimi i institucioneve të Përmbaruesve Privat është bërë me qëllim të lehtësimit të punëve të gjykatave. Institucionet e Përmbaruesve Privat rregullohen me Ligjin për procedurën përmbarimore.
Detyrë e përmbaruesve privat është të kryejn veprime përmbaruese (egzekukutuese) si përshembull përmbarimi i vendimeve të përmbarueshme të gjykatës, dokumentit noterial të përmbarueshëm në pajtim me ligjin për noterinë etj.
Përmbaruesit Privat nuk mund të egzekutojnë vendimet që kan të bëjnë me çështjet nga e drejta familjare dhe kthimin e punëtorëve dhe shërbyesve civil në punë dhe kompensimet tjera.
Përmbaruesit Privat duhet ti plotësojnë kushtet për tu emruar si Përmbarues Privat si dhe të japin betimin.
Përmbaruesit Priat mbikqyren nga Ministria e Drejtësisë si dhe nga Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës.
Lista dhe kontaktet e Përmbaruesve Privat gjenden në faqen zyrtare të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës.
Adresa: RR. “PERANDORI JUSTINIAN” 2/3 Prishtinë, 10000
Nr.Telefonit: +383 (0)38 409-999
Email: info@opk-rks.org
Ndermjetësimi është një mënyrë e zgjidhjeve të mosmarrveshjeve apo kontesteve (kontesti nënkupton situaten kur njera palë pretendon që i takon një e drejtë ndërsa pala tjeter e mohon atë të drejtë) në rrugë jashtëgjyqësore.
Ndërmjetësimi është mënyrë më e lehtë e zgjedhjeve të mosmarrëeshje përshkak se krijon më pak shpenzime dhe është më pak formale se procedura gjyqësore. Procedura e ndërmjetësimin drejtohet nga Ndërmjetësuesi që është person i licencuar nga Ministria e Drejtësisë .
Palën në procedurën e ndërmjetësimit mund të arrijnë marrëveshje me shkrim për zgjidhjen e kontestit apo mosmarrveshjes në mes tyre. Ajo marrëveshje duhet të jetë e nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi dhe konsiderohet si dokumet i cili mund të egzekutohet (përmbarohet).
Ndërmjetësimi rregullohet me Ligjin për Ndërmjetësimin
Avokatia është profesion i pavarur që ushtrohet nga avokatët dhe që merret me dhënien e ndihmës juridike personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe të interesave të tyre . Kjo ndihmë juridike ligjore kryesisht përfshin: dhënjen e këshillave ligjore, përfaqsimin e palëve nëpër seanca gjyqësore, përpilimin e dokumenteve të ndryshme siç janë ankesa, padia, lutje, kërkesa, propozime etj.
Avokati duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e avokatëve pranë Odës së Avokatëve të Kosovës dhe duhet të jetë i licencuar për ta ushtruar profesionin e avokatisë, ai gjithashtu para fillimit të ushtrimit të profesionit duhet të jep betimin para organit përgjegjës të Odës.
Kushtet për ushtrimin e avokatisë janë përcaktuar në Ligjin për Avokatinë përkatësisht nenin 10 ndër të tjera avokatët duhet të kenë përfunduar provimin e Jurispodencës.
Avokati ka për detyrë të ruaj çfarëdo informacioni apo fshehtësie të dhënë nga klienti. Organizimi dhe funksionimi i profesionit të avokatisë rregullohet me Ligjin për Aokatinë, ndërsa lista e të gjithë avokatëve gjindet në faqën zyrtare të Odës së Avokatëve të Kosovës
Avokati ka për detyrë të ruaj çfarëdo informacioni apo fshehtësie të dhënë nga klienti.
Organizimi dhe funksionimi i profesionit të avokatisë rregullohet me Ligjin për Avokatinë ndërsa lista e të gjithë avokatëve gjindet në faqën zyrtare të Odës së Avokatëve të Kosovës
Adresa: Rr. Bedri Pejani, Nr. 31 10000, Prishtinë / Kosovë
Tel: +381 (0) 38 244 586 +381(0) 38 243 717