27 Prill, 2022
Përvoja si monitoruese në Gjykatë
Eksperiencë e jashtëzakonshme, për këto ditë të monitorimit, ku pata mundësi t’i ndjek nga afër, në praktikë ato që tashmë i kisha mësuar në teori. Sepse studimet juridike nuk japin mundësi të mjaftueshme për të mësuar vërtetë se si duket praktikimi i Ligjit. Andaj, kjo përvojë më ofroi mua si juriste e ardhshme aftësinë për të fituar përvojë në praktikën e ligjit që është thelbësore për të bërë kalimin nga studentë në profesionistë. Jam shumë mirënjohëse që kam pasur këtë mundësi për të mësuar nga gjyqtarë, prokurorë dhe avokat të tillë të ditur.
Drilona Maloku