
11 Shtator, 2021
Nuk është arritur të përmbushet plani legjislativ nga Qeveria sipas IKD
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një infografikë lidhur me gjetjet e monitorimit të punës së Qeverisë që nga marsi deri në gusht të vitit 2021. Gjetjet tregojnë që Qeveria nuk ka përmbushur planin legjislativ pasi numri më i madh i ligjeve që janë miratuar janë bartur nga qeveria paraprake.
Nga 32 ligje të miratuara, tre ligje janë të reja kurse tre të tjera janë plotësim – ndryshime, ndërsa rreth 26 janë të bartura nga plani legjislativ i qeverisë së kaluar apo në përqindje 81.2% e tyre. Për më shumë shihni lajmin tek Betimi për Drejtësi.