logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Ngacmimet seksuale në Kosovë

Home / Lajme  / Ngacmimet seksuale në Kosovë

Ngacmimet seksuale në Kosovë

Sipas nenit 183, paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës, ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cënimit të dinjitetit dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues. Mungesa e edukimit tonë si shoqëri në përgjithesi ka rritur numrin e ngacmimeve seksuale, ngacmime që në përgjithsi vinë nga ana e djemve dhe burrave me fjalë te ndryshme dhe presione seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Kjo dukuri luftohet në shoqërinë tonë në forma te ndryshme me qëllim te vetëdijsimit të qytetarëve, si forma kryesore na paraqiten: protestat e ndryshme, revoltimi me anë të veprave të artit, si dhe thirrjet e aktivisteve anembanë botës. Sipas Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, te dukuria e ngacmimeve seksuale përcaktohet dominimi i njërës palë, ku në të shumtën e rasteve viktima janë gratë dhe vajzat. Ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ngacmimin seksual e përcakton si një prej dukurive më shqetësuese në Kosovë. CatCallsofKosova është nisma e katër aktivisteve ku si shenjë revoltimi për ngacmimet seksuale, fjalën ngacmues si mbishkrim e vendosin në vendet ku edhe po raportohet ngacmimi.

Nga të dhënat  e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2019 janë raportuar 41 raste të ngacmimit seksual ndërsa në vitin 2020 janë raportuar 4 raste. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vitin 2019, vetëm një rast i ngacmimit kishte lëndë dhe asnjë rast nuk është dënuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Kemi arsye të ndryshme se pse kjo dukuri e mos raportimit ekziston, si stigmatizimi i viktimave të ngacmimeve seksuale, tendenca e fajësimit edhe nga ana e vetë institucioneve, mosbesimi në institucione, frika nga hakmarrja apo dhe tendenca për t’i injoruar ose zgjidhur vetë me mjete tjera këto raste, po i zmbrapsin vajzat dhe gratë nga raportimet.

Hulumtimet e RrGK paraqesin se në vitin 2019, mbi diskriminimin në baza gjinore në vendin e punës, shumica e të anketuarave të cilat kishin pësuar ngacmim seksual, 41% prej tyre ia kishin treguar këtë një shoku ose shoqeje, 28% një të afërmi apo kolegut/es, dhe 21% pjesëtarit të familjes. Mungesa e mos raportimit të ngacmimeve seksuale në vendet e punës, është mjaft shqetësuese sepse mund të jetë shumë e përhapur, ku prehë e ngacmimit mund të jenë edhe djemt e burrat, po sidomos komuniteti LGBT+.

Hulumtimi i RrGK, tregon se ngacmimemet seksuale më shumë ndodhin në rrugë, qoftë edhe duke ecur, ku shoqërohen me fjalë të ndryshme, sharje dhe presione të ndryshme seksuale. Një formë shumë më me rëndësi e cila do të ndikonte në vetëdijsimin e grave dhe vajzave lidhur me ngacmimet seksuale është edhe përfshirja e edukimit seksual në kurrikulën shkollore.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore thekson se ngacmimet seksuale burimin e kanë edhe nga mos edukimi seksual dhe si pasojë kemi ngecje në ngritjen tonë intelektuale dhe prezencën e ngacmimeve seksuale. Sipas saj, përfshirja e edukimit seksual në lëndët edukative, do t’i kontribuonte edukimit të gjeneratave të reja, poashtu do të ndikonte edhe në rënien e ngacmimit seksual.

Lexo lajm e plotë këtu.