logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas marshohet me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”

Home / Lajme  / Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas marshohet me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas marshohet me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, YIHR KS ka mbështetur marshin me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” nëpër rrugët e kryeqytetit. Marshi ka përcjellë mesazhin e rezistencës ndaj patriarkatit që ka marrë jetën e shumë grave gjatë vitit 2020, si dhe për të përkujtuar e kërkuar drejtësi dhe barazi për të gjitha gratë.

Marshit i janë bashkuar shumë organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “Patriarkati Vret”, “Drejtësi për Gratë e Vrara”, Punë për mu çfarë pune du”. Pjesë e protestës tradicionale kanë qenë edhe 14 komuna tjera dhe qytetarë që nga ballkonet e tyrë kanë vendosur çarçafë me mbishkrimet që thirrin për drejtësi dhe barazi.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit me datë 8 mars për të përkujtuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave, si dhe për të sjellë në vëmendje çështje si barazia gjinore dhe dhuna ndaj grave.