Muaji i parë i praktikantëve në kuadër të projektit “Të rinjtë për drejtësi”
Në kuadër të projektit “Te rinjtë për Drejtësi” 20 të rinjë e të reja filluan praktikën gjashtë mujore nëpër Gjykatat Themelore në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Ferizaj.
Sipas raportit të gjithsecili/ës muaji i parë ka rezultuar me sukses. Te gjithë praktikatët kanë qenë të angazhuar nëpër departamente të ndryshme gjyqësore (civile dhe penale), si dhe disa prej tyre kanë qenë të angazhuar në administatën gjyqësore dhe në zyrën për menaxhimin e lëndëve. Ata gjithashtu, janë angazhuar në mbajtjen e procesverbaleve gjatë seancave, përpilimin e ftesave si dhe akteve të tjera juridike. Gjatë fillimit të punës, ata së pari janë njoftuar me rrjedhojën e punës nëpër departamentet e caktuara, si dhe janë ndjerë shumë të mikëpritur nga stafi i Gjykatave.
Një pikë të cilën shumë nga praktikatët kanë përmendur si përvojë shumë të mirë, ka qenë dëgjimi i seancave gjyqësore, ku janë njoftuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me rrjedhën e procedurës gjyqësore.
Angazhimi i praktikantëve vërehet të ishtë një nevojë shumë e madhe në këto gjykata, sepse pothuajse në të gjitha raportet e praktikantëve, ceket mungesa e madhe e zyrtarëve ligjorë nëpër departamente përkatëse dhe kjo shpie edhe tek ngarkesa e punëve të shumëta tek gjyqtarët dhe mungesa e kryerjeve të punëve në kohë të caktuar.
Pos angazhimit të tyre, praktikantët kanë sygjeruar rritjen e numrit të bashkëpuntorëve professional përbrenda Gjykatave.
Në raport disa prej praktikatëve kanë raportuar edhe drejtimin e palëve në përdorimin e platformës www.edrejtajem.org, në mënyrë që të njoftohen me të drejtat e tyre, si dhe të drejtohen aty nëse kanë nevojë për të parashtruar pyetje.
*Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga YIHR KS.