Blog

Home / Blog Shqip  / Monitorimi i seancave gjyqësore

Monitorimi i seancave gjyqësore

Kjo periudhë që kaluam gjatë monitorimit të seancave gjyqësore më vuri  përballë me diçka plotësisht të re, po edhe pse një studente e drejtimit juridik eksperienca që përjetova në këto ditë më shfaqën drejtësinë e vërtetë të Kosovës. Deri më tani drejtësinë e punën e gjykatave, prokurorëve, mbrojtësve (avokatëve) e kemi parë dhe mësuar vetëm përmes shkrimeve në libër dhe fjalëve të profesorëve, gjatë ligjeratave  Kodi Penal e Kodi i Procedurës Penale ishin vetëm një ligj në letër, por tani jo më. E ulur në atë sallë të gjykatës në qafë bexhin e monitorueses arrita ta njoh sistemin e drejtësisë prej një këndvështrimi tjetër.         

Në njërën anë prokurori tek akuzon një person për një vepër të cilin ligji e cilëson si të paligjshme dhe jo të drejtë e në anën tjetër të pandehurin për të cilin kjo vepër nuk përbënte asgjë më shumë se një zgjedhje për mbijetesë. Në mes të sallës përplasej e drejta e shtetit dhe padrejtësia që të akuzuarit mendonin se ju ishte hedhur mbi supe, e në pikën kryesore të gjithë kësaj ishte gjykata, vendimi përfundimitar i një gjyqtari që kishte për detyrë të mbante paanshmërin dhe në fund të vinte në përdorim gjithë diturinë , eksperiencën e mbi të gjitha ndonjëherë dhe humanizmin e tij. Ligji nuk ka mëshirë e ne si njerëz nuk mësojmë pa gabime, gjyqtari nuk është njeri i përsosur, prokurori nuk është personi i vetëm që ka të drejtë dhe i pandehuri jo gjithmonë është fajtor, pa harruar dhe se jo çdo herë fajtorët janë ata që dënohen.                                                                    

Pa frikë mund të them se kjo përvojë, ajo që mësova gjatë tërë kësaj kohe do jetë një nga momentet që do e mbaj në mend dhe do e çmoj gjatë, ashtu që kur një ditë të jem në këpucët e atyre që tani po punojnë për drejtësinë do kem copëza të kujtimeve nga këto çaste.

Albulenë Avdiu

No Comments

Post a Comment