23 Qershor, 2022
Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Sipas këtyre ndryshimeve, KPK do të ketë përbërje të balancuar sipas standardeve ndërkombëtare të konfirmuara nga Komisioni i Venecias.
Përveç kësaj, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, i Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe i kryeprokurorëve të prokurorive do të jetë transparent, i bazuar në kritere të qarta dhe meritor.