logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Ministria e Drejtësisë është drejt finalizimit të projektligjit të ri për kompensimin e viktimave të krimit

Home / Lajme  / Ministria e Drejtësisë është drejt finalizimit të projektligjit të ri për kompensimin e viktimave të krimit

Ministria e Drejtësisë është drejt finalizimit të projektligjit të ri për kompensimin e viktimave të krimit

Ministrina e Drejtësisë ka bërë të ditur se është mbajtur grupi punues për finalizmin e projektligjin për të kompenzuar viktimat e krimit në të cilin janë adresuar komentet dhe propozimet që janë dhënë gjatë konsultave të mëhershme dhe nga publiku.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala ka thënë që ky projektligj e bën programin për kompenzimin e viktimave të krimit më funksional dhe jep më shumë mbështetje për këto viktima. Gjithashtu Zëvendësministrja ka thënë që ndryshim-plotësimi i ligjit ka lehtësuar procedurat për aplikim, parashah afate më të gjata për të kërkuar kompenzim dhe jep mundësi për viktimat e dhunës në familje, ato të trafikimit dhe kategori tjera që të marrin kompenzim të menjëhershëm.

Në këtë grup punues bëjnë pjesë përfaqësues nga institucione dhe shoqëria civile, si dhe mbështetet nga ekspertë të ambasadës amerikane dhe zyrës së BE-së.

Shihni lajmin e plotë tek Ministria e Drejtësisë.