
Mendimi Juridik i Avokatit të Popullit në lidhje me identitetin ligjor të personave të paregjistruar
Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka lëshuar Komunikatë për Media në lidhje me publikimin e Mendimin Juridik ex-officio nr.148/2020 për identitetin ligjor të personave të paregjistruar.
Sipas e analizës së kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare nga ky institucion del se mossigurimi i identitetit ligjor të personave në fjalë përbën shkelje të të drejtave të njeriut, më saktësisht të drejtave të fëmijëve, prandaj rastet e tilla duhet të trajtohen me prioritet dhe në kohë të arsyeshme nga gjykatat në Kosovë.
Ky Mendim Juridik i drejtohet Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore në Pejë, Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka për qëllim përshpejtimin e procedurve ligjore për realizimin e të drejtave themelore njerëzore siç është identiteti ligjor.
Avokati i Popullit këtë Mendim e ka lëshuar në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae) dhe raporti mund të gjindet këtu.
Lexo lajmin e plotë këtu.