23 Qershor, 2021
Më shumë se 62.000 euro të paregjistruara nga gjykatat në E-pasuria
Në auditimin e bërë ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë gjetur mungesë në pagesën e blerjeve dhe mbivlerësim për llogaritë e arkëtueshme nga Zyra Kombëtare e Auditimit raporton Koha.net.
Në auditimin e publikuar thuhet se problem që ka regjistri i e-pasuria vjen nga sistemi që administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga mungesa e kontrollit efektiv nga administratorët e gjykatave. Në raport poashtu konstatohet se KGJK ka pasur lëvizje të buxhetit në kategori por që kanë qenë të mbështetura me vendime nga Qeveria dhe Ministria e Financave. Për të menaxhuar sitatutën me pandeminë Covid-19, Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte shpenzuar rreth 14,083 euro. Shihni lajmin e Koha.net këtu.