Procesi i zgjedhjeve të parakoheshme per Parlamentin e Republikes se Kosovës po ndjeket me  vëmendje nga Avokati I Popullit. Së fundi Avokati i Popullit ka lëshuar një deklaratë në lidhje me përfaqësimin e barabartë gjinor në procesin për Zgjedhjet e Parakohshme ku ka theksuar detyrimin për dhënien e mundësive të barabarta, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, në listat e kandidatëve dhe në procesin zgjedhor si tërësi si dhe bën thirrje publike që kjo të sigurohet. Deklaratën e plotë të  Avokatit të Popullit...

Organizata “Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” në bashkëpunim me organizatën KAND, organizuan bashkëbisedimin me avokatin Avdylaziz Sadiku, në kuadër të projektit “Të rinjët për drejtësi”, projekt  i cili është duke u implementuar edhe në komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte që të rinjtë të mësojnë më shumë se çfarë bën një avokat, cili është roli i tij në proceset gjyqësore, si mund të marrim një avokat nëse nuk kemi para të mjaftueshme  e edhe shumë tema të ndryshme në...

Sa në të vërtetë jemi të vetëdijshëm dhe mjaftueshëm të informuar për procedurat gjyqësore, mbarëvajtjen e këtyre procedurave, ankesave si dhe në çfarë raste kemi të drejtën e angazhimit të avokatit janë këto disa nga pyetjet apo edhe dilemat të cilat janë prezente në shoqërinë tonë. E për të ju dhënë përgjigje rreth këtyre temave organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë  e cila në kuadër të projektit “Të rinjtë për drejtësi” dhe me përkrahje nga  Departamenti Amerikan i Shtetit – INL ka organizuar...