Youth Initiative for Human Rights mbajti bashkëbisedimin e radhës në qytetin e Skenderajt ku i ftuar ishte avokati Qendrim Rama. Në këtë bashkëbisedim të pranishëm ishin qytetarë të moshave dhe profileve të ndryshme, të cilët i dhanë bashkëbisedimit një laramani mendimesh dhe këndvështrimesh. Në pjesën hyrëse të bisedës, përveç prezantimit të projektit dhe qëllimit për të cilin ishim mbledhur, moderatorja e ngjarjes bëri një prezantim të shkurtër të profilit të avokatit, duke i njoftuar të pranishmit me punën dhe arritjet e Qendrimit. Bashkëbisedimi...

Në kuadër të projektit "Të Rinjtë për Drejtësi" që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan-INL dhe implementohet nga organizata YIHR KS në bashkëpunim me EC MA NDRYSHE, u realizua bashkëbisedimi mes të rinjve dhe gjyqtarit Robert Tunaj. Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që të rinjve t’iu jepet mundësia të njihen për së afërmi me punën e gjykatës, duke parashtruar pyetjet e tyre përmes një bisede me gjyqtarin e pranishëm. Në kuadër të këtij bashkëbisedimi gjyqtari Robert Tunaj prezantoi para të pranishmëve strukturën...

Me datë 19 Shtator 2019 në  Shtëpinë e Rinisë, në  Komunën e Kamenicës në kuadër  të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” u zhvillua aktiviteti i bashkëbisedimit me avokaten Kaqusha Avdiu dhe u moderua nga Blendar Mala. Bashkëbisedimi fillojë në ora 17:00 dhe të pranishëm ishin studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Fillimisht Blendë Pira – asistente e projektit në YIHR mbajti një fjalim të shkurtër lidhur me projektin, qëllimin e realizimit dhe informimin e publikut të pranishëm. Pas saj fjalën e mori moderuesi i këtij eventi Blendar Mala,...