Këtë të hënë, në një seancë të posaçme të Kuvendit të Kosovës kushtuar ngritjes së vetëdijes publike për viktimat e mbijetuara të dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi - Goodman foli për paragjykimet shoqërore dhe neglizhencën institucionale ndaj këtyre viktimave. Ajo ju bëri thirrje institucioneve që t'i kushtojnë vëmendje krimeve të dhunës seksuale të ndodhura gjatë luftës në Kosovë. Krasniqi - Goodman është një nga të mbijetuarat e vetme nga dhuna seksuale që flet publikisht për historinë e saj. Ajo gjithashtu vuri në dukje stigmën...

Prokurorja Speciale Drita Hajdari nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hapur një hetim paraprak për sulmin ndaj familjes Jashari nga Forcat Serbe në Prekaz në 5, 6 dhe 7 Mars 1998 ku u vranë 59 persona. Prokurorja Hajdari ka thënë për BIRN se hetimi ka filluar vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë ata ishin në fazën e mbledhjes së provave. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se çështja nuk është hapur më parë nga asnjë nga mekanizmat ekzistues të...

Me qëllim të avancimit të zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, më 22 janar Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), kanë prezantuar një udhëzues i cili ofron sqarime në lidhje me procesin e kërkimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejat e Njeriut (GjEDNJ) dhe përmbajtjes së bazës së të dhënave. Baza e të dhënave përmban aktgjykime, vendime, përmbledhje juridike e kumtesa për shtyp lidhur me rastet e...