Duke qenë dokumenti më i rëndësishëm që nga viti 1950 për garantimin e të drejtave të njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka shërbyer si themel për zhvillimin e shtetit të së drejtës  në Evropë. Gjatë kësaj jave u shënua 70 vjetori i kësaj konvente, e cila që nga hyrja në fuqi ka miratuar 16 protokolle për të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut dhe është nënshkruar nga 47 shtete anëtare të Këshillit të Evropës.  Për informacione më të...

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar amandamentin për të përfshirë Konventën e Këshillit të Evropës që parandalon dhe lufton dhunën ndaj gruas dhe dhunën në familje. E njohur si Konventa e Stambolli, kjo konventë cakton standarde për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave dhe atë në familje. Me anë të kësaj konventë do të njihet detyrimi i shtetit për të parandaluar dhunën ndaj gruas, për mbrojtjen e viktimave dhe për t’i dënuar kryesit e krimit. Konventa e Stambollit përcakton se...

Me moton “Mbroje të drejtën tënde”, gjatë ditës së djeshme me një aktivitet nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është hapur “Java e Ndihmës Juridike Falas”. Kjo javë do të ketë një varg aktivitetesh që synojnë të ngrisin vetëdijen e qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre. Në hapjen e ngjarjes, Drejtoresha Anita Alaj Kalanderi ka thënë se “Java për Ndihmë Juridike Falas” do të ketë për qëllim të fuqizojë qytetarët lidhur me mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe t’i vetëdijësojë ata për...