Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi” ka përquar mesazhe për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi përmes gjashtë muraleve në gjashtë shkolla të mesme në rajonin e Prishtinës, Gjakovës, Pejës dhe Ferizajt gjatë muajit nëntor 2020. Muralet e drejtësisë japin mesazhe për të rinjtë për rëndësinë e së drejtës, për të pasur qasje në drejtësi dhe për t’i inkurajuar të rinjtë për të kërkuar drejtësi. Me miratimin e projektit, kompania që ka realizuar muralet ka zgjedhur...

Gjatë muajit tetor, në kuadër të Programit të Monitorimit të Seancave Gjyqësore 40 studentë të drejtësisë u angazhuan si monitorues të seancave gjyqësore nëpër gjykatat themelore në Kosovë. Programi pati për qëllim përfshirjen e të rinjve në sistemin e drejtësisë përmes monitorimitt të dhjetë seancave gjyqësore, duke i’u dhënë studentëve qasje direkte në departamente të ndryshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatës Themelore në Gjakovë, Gjykatës Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj. Programit të Monitorimit të Seancave Gjyqësore i...

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS) i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë rreth një raportimi të pranuar në kuadër të platformës “E Drejta Jem” për shkelje të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë. Në raportimin e pranuar është adresuar çështja e takimit të një gjyqtari me prokurorin jashtë seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë pa qenë prezent avokati, duke vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit në procesin gjyqësor e që është në kundërshtim...