Turqia me datë 19 mars të vitit 2021, është tërhequr nga traktati historik evropian i cili mbron gratë nga dhuna, i nënshkruar pikërisht nga Turqia për herë të parë para 10 vjetësh dhe që mban emrin e qytetit të saj më të madh. Konventa e Stambollit e nënshkruar në vitin 2011 thotë se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta duke obliguar autoritetet e shtetit të parandalojnë dhunën me bazë gjinore, të mbrojnë viktimat dhe të ndjekin penalisht kryesit e...

Në raportin statistikor të gjykatave për vitin 2020 të publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata Apelit e Kosovës dhe shtatë gjykatat themelore në Kosovë gjatë vitit 2020 kanë pranuar 60, 668 lëndë, ndërsa është arritur të përfundohen 53, 145 lëndë, ose në përqindje 87.6 % e lëndëve. Në këtë raport janë paraqitur llojet e lëndëve penale, krimeve të rënda, krimeve për të mitur, civile kontestimore, ekonomike dhe administrative. Shihni raportin e detajuar KËTU....

Drejtësia Sot ka publikuar raportin për periudhën janar - dhjetor 2020 të monitorimit të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, gjykatave dhe prokurorive në Republikën e Kosovës. Monitorimi gjatë kësaj periudhe është fokusuar në trajtimin dhe gjykimin e lëndëve që kanë të bëjnë me rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe rastet ku janë përfshirë zyrtarë të lartë shtetëror. Për të parë raportin e plotë klikoni KËTU....