Nuk caktohet brenda afatit seanca e shqyrtimit fillestar nga Gjykata Themelore në Pejë
Sipas raportimit të Drejtësia Sot, Gjykata Themelore në Pejë nuk ka respektuar afatet ligjore për caktimin e shqyrtimit gjyqësor në një rast për veprën penale të “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Pas ngritjes së aktakuzës për këtë rast kanë kaluar 47 ditë dhe nuk është caktuar seanca për shqyrtimin fillestar, duke shkelur Kodin e Procedurës Penale në të cilin thuhet se pas ngritjes së aktakuzës gjykata duhet të caktojë shqyrtimin fillestar brenda afatit prej tridhjetë ditëve. Për më shumë, mos respektimi...