Për të rritur transparencën dhe efikasitetin e punës në gjykata, projekti SMIL që implementohet në gjykata për të avancuar dhe zhvilluar raportohet statistikore në bashkëpunim me ekspertë nga projekti KOSEJ II DHE JSSP kanë dizajnuar raporte statistikore që janë të avancuara në bazë të indikatorëve të CEPEJ. Në këtë mënyrë është mundësuar mbledhja më efektive e të dhënave për të monitoruar punën e gjyqtarëve dhe gjykatave në përgjithësi. Këto raportë të avancuara do të bëjnë të mundur mbledhjen e numrit më...

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Fondacionit Rene Cassin- Institutit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut me qëllim krijimin e kornizës së bashkëpunimit në mes palëve. Ky memorandum synon konsolidimin e Fakultetit Juridik në fushën e të drejtës ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut, të drejtën humanitare dhe penale ndërkombëtare përmes shfrytëzimit të  ekspertizës të Fondacionit, si dhe duke bërë të mundur organizimin trajnimeve, konferencave dhe pjesëmarrjen e studentëve nga Fakulteti...

Ministrina e Drejtësisë ka bërë të ditur se është mbajtur grupi punues për finalizmin e projektligjin për të kompenzuar viktimat e krimit në të cilin janë adresuar komentet dhe propozimet që janë dhënë gjatë konsultave të mëhershme dhe nga publiku. Zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala ka thënë që ky projektligj e bën programin për kompenzimin e viktimave të krimit më funksional dhe jep më shumë mbështetje për këto viktima. Gjithashtu Zëvendësministrja ka thënë që ndryshim-plotësimi i ligjit ka lehtësuar procedurat për...