Është kërkuar përkushtim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Zëvendëskryesuesi i KPK-së Veton Shabani që udhëheq grupin punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike është takuar me udhëheqësin e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku janë diskutuar sfidat dhe arritjet e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur përmes postimit që njësiti është informuar nga kryesuesi i grupit punues mbi mbikëqyrjen lidhur me raportimin në KPK për periudhën janar-qershor 2021 për vepra...