Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion janë paraqitur për shqyrtim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Projektligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme kompleton legjislacionin që do të në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bën një kategorizim të zyrtarëve publikë që deklarojnë pasurinë, duke përfshirë zyrtarë e lartë si dhe...

Në raportin 24 orësh të publikuar nga Prokurori i Shtetit është njoftuar se tridhjetë e katër persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit. Raporti tregon që prokuororitë themelore kanë ngritur 107 aktakuza ndaj 118 personave për vepra të ndryshme penale. Gjeni detajet e plota duke klikuar KËTU....

Është mbajtur takimi i parë i Komitetit Drejtues pas miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit është njoftuar në webfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Me këtë rast është lansuar edhe fillimi i zbatimit të Strategjisë dhe është diskutuar rreth hapave të ndërmarrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial dhe të tjera insititucione që janë përfshirë në zbatimin e Strategjisë. Lexoni lajmin e plotë KËTU....