Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se Kryesuesi Albert Zogaj dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpuni për të implementuar fazën e katërt të sistemit SMIL në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. Kryesuesit kanë thënë se ky sistem ka për qëllim digjitalizimin e punëve në këto institucione, të rrisë transparencën dhe të forcojë sundimin e ligjit. Lajmin e plotë e gjeni tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës....

Është lansuar raporti “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë për vitin 2014-2020 ku ka marrë pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj ka njoftuar Këshilli Gjyqësor. Ky raport është i bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë për të vlerësuar vendimet gjyqësore. Raporti është i hartuar nga Ministria e Drejtësisë bashkë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial, Odën e Avokatëve si dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. Lajmin e...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e 278 të mbajtur ka miratuar si pikë të rendit të ditës avancimin e 11 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit. Ne lajmin e postuar nga Këshilli Gjyqësor është njoftuar se gjyqtarët e avancuar janë si në vijim: Hajriz Hoti, Malsor Kryeziu, Franciska Zhitija – Ymeri, Naim Meholli, Ardian Ajvazi, Hidajete Gashi, Faton Bajrami, Besnik Bislimaj, Besnik Feka, Fatmir Baloku dhe Ylber Shurdhiqi. Lajmin e plotë e gjeni në këtë LINK....