Gjykata është ndër vendet më të shenjta, ku ndahet e vërteta nga gënjeshtra. Gjykatën e vizitova për herë të parë gjatë këtij aktiviteti, pasi më herët nuk kisha pasur rastin që të shkoja. Ndjekja e këtyre seancave ishte mjaft atraktive dhe më la shum përshtypje pozitive. Kam ndjekur më shumë se dhjetë seanca gjat këtij aktiviteti dhe mund të them se më kanë rritur profesionalisht, poashtu më kanë dhënë një ndihmesë mjaft të madhe sa i përket edhe profesionit që unë kam...

Kjo periudhë që kaluam gjatë monitorimit të seancave gjyqësore më vuri  përballë me diçka plotësisht të re, po edhe pse një studente e drejtimit juridik eksperienca që përjetova në këto ditë më shfaqën drejtësinë e vërtetë të Kosovës. Deri më tani drejtësinë e punën e gjykatave, prokurorëve, mbrojtësve (avokatëve) e kemi parë dhe mësuar vetëm përmes shkrimeve në libër dhe fjalëve të profesorëve, gjatë ligjeratave  Kodi Penal e Kodi i Procedurës Penale ishin vetëm një ligj në letër, por tani jo...

Në kuader të këtij Projekti për  monitorimin e seancave gjyqësore ne përfitojmë njohuri sa I përket sistemit të drejtësisë Duke u angazhuar në monitorimin e seancave gjyqësore dhe duke u kyçur në diskutime profesionale mbi Drejtësinë Tranzicionale në këtë mënyre, ne i plotësojnë njohuritë e tona  teorike me punë praktike. Si rezultat i monitorimit të seancave gjyqësore dhe duke e analizuar dokumentacionin gjyqësor, ne mësohemi për të përgatitë analizën e secilit gjykim pas përfundimit të procesit gjyqësor. Po ashtu merr mësime cilësore nga...