Përgjatë këtyre gati katër vite studime është mundësia më e mirë dhe e vetmja që më është ofruar për monitorimin e seancave gjyqësore. Të arriturat e fituara në aspektin teorik pata mundësi të i gërshetoj edhe në aspektin praktik, ku pashë rolin dhe rëndesinë e gjyqtarit, prokurorit, të akuzuarit, dëshmitarit.  Janë me fat studentët e ardhshëm që do të kenë mundësinë dhe fatin e njejtë si timin, mos e humbin ketë mundësi. Endrita Rrustemi ...

Mundësia nga organizata Youth Initiative for Human Rights: YIHR KS për monitorim të seancave është një nga mundësitë më të mira që më është ofruar gjatë studimeve. Njohja e procedurave nga afër, analizat dhe komentet nga përballja e palëve në procedurë, shpallja e aktgjykimeve, mbrojtja e të pandehurit në procedurë dhe në përgjithësi njohuritë e reja në aspektin procedural janë vetëm disa nga beneficionet nga pjesëmarrja ime dhe monitorimi në seanca. Monitorimi i seancave më ka afruar me punën në gjykata...

Unë si studente pasi që jam në fillimet e mija si juriste e së ardhmes me mundesinë e ofruar nga ju unë kam arritur që të fitoj njohuri të reja sa i përket fushës së drejtësisë. Pikë së pari njohuritë rreth qasjes për dokumente publike unë më herët nuk kam pasë njohuri e sot kam informacione shumë të vyejshme. Rrugëtimi im në monitorimin e seancave gjyqësore ishte një përvojë e re, sfidë në vete me rezultat të shkëlqyeshëm sa i përket përvojës...