Ky program më dha mundësinë që për herë të parë t’i shoh, t’i përjetoj nga afër seancat gjyqësore dhe cdo detaj tjetër rreth tyre, detaje këto të cilat në fakultet i mësojmë vetëm në teori. Për mua ishte një përfitim shumë i madh që këto detaje të zhvillimit të një seance gjyqësore t’i shoh tek jetësohen në praktikë. Gjatë kësaj eksperience kalova me të vërtetë kohë shumë produktive, në disa nga gjykatat themelore të Republikës së Kosovës. Kisha rast që të...

Unë si student në Fakultetin Juridik vazhdimisht mësoj rreth proceseve dhe seancave gjyqësore, mirëpo kjo do ishte e mangët nëse unë nuk do e shikoja një seancë gjyqësore nga afër. Dhe po kjo mu bë e mundur nga Organizata YIHR KS që të jem monitorues në dhjetë seanca gjyqësore ku pata mundësinë të shoh të gjithë ato që unë tashmë kisha studiuar për to, t’i shoh para meje teksa ndodhin. Ishte eksperiencë e veçantë dhe besoj që mua personalisht më ka ndihmuar...

Duke qenë studente e drejtësisë, pjesëmarrja në seanca gjyqësore ishte një dëshirë e rëndësishme për mua. Tani që u realizua nëpërmjet programit të YIHR KS, doli të jetë edhe shumë fitim-prurëse në kuptimin e zhvillimit profesional dhe kuptimit më të thellë të mbarëvajtjes së punës së gjykatës në përgjithësi. Përgjatë kohës sa pata mundësinë të isha monitoruese e seancave gjyqësore, arrita që të vëzhgoj nga afër proceset gjyqësore si në procedurën civile ashtu edhe penale duke nisur që nga seancat...