Përgjatë këtyre tre viteve të studimeve, mund të them se jemi familjarizuar thuajse plotësisht me anën teorike lidhur me punën e institucioneve të cilat ofrojnë drejtësi, mirëpo nga ana tjetër pjesa praktike është një mundësi e mangët për ne, studentët e drejtësisë. Për mua kjo mundësi për herë të parë më është ofruar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS. Përmes këtij programi kam mësuar shumë njohuri të cilat mund t’i aplikoj edhe në të ardhmen. Më...

Kam mësuar 4 vite në mënyrë teorike lidhur më procedurat gjyqësore dhe më çeshtje  tjera juridike, por kalimi në praktikê për mua ka qenë një privilegj shumë i madh, sepse kështu arrita të jem më afër profesionit të juristit.Monitorimi i seancave të ndryshme në gjykatë, mua më ka ndihmuar akoma më shumë të lidhem më profesionin që kam zgjedhur për të ardhmën,Gjithçka , p.sh si fillojnë, zhvillohen dhe përfundojnë procedurat gjyqsore dhe mbi të gjitha ajo që e kam mësuar...

Gjatë kësaj kohe, përpos mundësisë që ne të monitorojmë seancat gjyqësore, ne kemi pasur edhe një trajnim për Kërkesa për Qasje në Dokumente Publike, trajnim ky që u mbajt nga Flutura Kusari, ligjëruesja më e qëlluar për këtë punë! Efektet e këtij trajnimi janë parë menjëherë, kur unë bëra një kërkesë për qasje në dokumente publike sipas instruksioneve të dhëna, dhe kam marrë përgjigjiet që më janë nevojitur brenda afatit ligjor. Ditë më pas, neve na është mundësuar edhe një trajnim...