Përmes këtij aktiviteti kam përfituar njohuri të konsidershume të cilat ndërlidhen dhe njëkohësisht më shërbejnë për të ardhmen ku mund të kontribuojë në sa ma shumë vlera që mundem. Seancat në të cilat marrim pjesë janë probleme të cilat  janë të identifikuara nga gjyqësori , nga zbatuesit e ligjit si lëndë me prioritet të lartë. Poashtu përmes këtij aktiviteti na mundësohet se ne si të rinjë të gjitha njohuritë të cilat i kemi marë nga studimet t’i aplikojmë në mënyrë praktike. Gjatë...

Monitorimi i seancave gjyqësore ka qenë një ndër eksperiencat më të veçanta që kam provuar gjatë studimeve. Gjatë kësaj kohe jam njohur me sistemin e drejtësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe i kam harmonizuar njohuritë e fituara gjatë studimeve me ato praktike. Të them të drejtën kam qenë skeptik në aspektin e mbarëvajtjes së seancave duke filluar prej asaj se do ta kem të vështirë që të futem në sallë për të monitoruar seancat pastaj dyshimeve të mija rreth stafit në...

Gjatë pjesëmarrjes në programin e monitorimit të seancave gjyqësore të mundësuara nga YIHR KS, kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë dhe të paharrueshme. Si një studente e vitit të dytë më është dhënë mundësia që aftësitë e mija t’i aplikoj edhe në punë praktike. Ky program ka qenë një ndër përvojat më të mira për mua dhe që më ka ndihmuar shumë të zgjeroj njohuritë e nevojshme rreth profesionit tim si një juriste e ardhshme. Gjatë këtij programi kam...