Në mbledhjen e jashtëzakonshme të 286-të, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren. Pas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistim, vlerësim dhe rekomandim të kandidatëve, me shumicë votash Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren u zgjodh gjyqtarja Shpresa Emra. Lajmin e plotë e gjeni në webfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. ...

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të 286-të, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar Kryetarin e Gjykatës së Apelit.Pas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistim, vlerësim dhe rekomandim të kandidatëve, me shumicë votash Kryetar i Gjykatës së Apelit u zgjodh gjyqtari Valon Totaj.Lajmin e plotë e gjeni në webfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. ...

Mund të them se eksperienca ime si monitoruese e seancave gjyqësore ka qenë e këndshme dhe përveç se më ka ofruar shumë njohuri, kam fituar edhe përvojë e cila pa dyshim do të më shërbej për të krijuar një të ardhme më të suksesshme gjatë viteve në vijim. Si një studente e drejtësisë jam mësuar me shumë literaturë, e qe shpesh herë di të jetë edhe pak monotone apo siç disa i thonë “e thatë”. Duke marrë po ashtu, parasysh se...