Në takimin e 288-të Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, Franciska Zhitija – Ymeri dhe Faton Bajrami, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale. Gjyqtarët Krenar Berisha dhe Saranda Bogaj – Sheremeti janë avansuar në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale. Mandati i gjyqëtarëve fillon nga data 1 Qershor 2022. Lajmin e plotë e gjeni në webfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. ...

Zyra e Avokatit të Popullit publikoi opinionin ex officio nr. 39/2022 lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore në Kosovë që trajton ligjshmërinë dhe të drejtat  që mund të jenë shkelur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për përcaktimin e strukturës tarifore. Vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit jo të barabartë ndaj konsumatorëve, si të tilla bien në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë ku theksohet domosdoshmëria që...

Raporti paraqet një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2021, duke përfshirë problemet dhe sfidat më urgjente për realizimin e të drejtave të njeriut si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Raporti vlerëson të drejtat civile dhe politike; të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; çështjet e të drejtave të njeriut që kanë të bëjnë me grupe dhe persona specifik në situata të cenueshme dhe...