Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekretuar 48 gjyqtarë të rinj pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pas rrjedhës së testimeve. Gjyqtarët do të shpërndahen në 7 Gjykatat Themelore të Kosovës. ...

Florije Zatriqi, gjyqatre në Gjykatën e Pejës ishte suspenduar për shkak të shkeljeve disiplinore në nëntor të vitit 2021. Me vendimin e ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zatriqit i është shqiptuar sanksioni i transferimit në Divizionin e Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore të Pejës. Vendimin e plotë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës mund ta lexoni këtu: https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/decisions/6253_Vendimi_KGJK_Nr_159_2022.pdf ...

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Sipas këtyre ndryshimeve, KPK do të ketë përbërje të balancuar sipas standardeve ndërkombëtare të konfirmuara nga Komisioni i Venecias. Përveç kësaj, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, i Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe i kryeprokurorëve të prokurorive do të jetë transparent, i bazuar në kritere të qarta dhe meritor. ...