logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

lajme-old

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS) i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë rreth një raportimi të pranuar në kuadër të platformës “E Drejta Jem” për shkelje të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë. Në raportimin e pranuar është adresuar çështja e takimit të një gjyqtari me prokurorin jashtë seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë pa qenë prezent avokati, duke vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit në procesin gjyqësor e që është në kundërshtim...

Me datë 30 dhjetor të vitit të kaluar ishtë ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo Autoritetit zyrtar”.  Lidhur me këtë rast ishte mbajtur një seancë e shqyrtimit fillestar në maj të këtij viti, andaj në artikullin e Drejtësia Sot shtjellohet si gjykata ka shkeluar Kodin e Procedurës Penale i cili specifikon që shqyrtimi fillestar duhet të mbahet 30 ditë pas ngrijes së një aktakuze. Për më shumë kjo shkel edhe të...

Është nënshkruar i mirëkuptimit për të bashkëpunuar në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe vepra tjera penale nga Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i Shqipërisë Arben Kraja. Qëllimi i memorandumit është që të zgjerohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndaj veprave penale të përmendura më lartë në kuadër të juridiksioneve të të dyja shteteve dhe duke qenë në përputhje me ligjet kombëtare. Gjithashtu, ky bashkëpunim ka për...

Është publikuar raporti i dytë i përbashkët i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë që ofron një përmbledhje të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2020, duke përfshirë problemet dhe sfidat kryesore për realizimin e të drejtave të njeriut, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe implikimet e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë COVID-19 dhe masave të kufizimit. Raporti vlerëson të drejtat civile dhe politike, të drejtat ekonomike, sociale dhe...

Nga hulumtimi i emisionit “Betimi për Drejtësi” rreth trajtimit të veprave penale kundër identitetit seksual gjatë vitit 2020 numri i rasteve të paraqitura në Policinë e Kosovës për veprën penale kundër integritet seksual është rritur drastikisht nga 193 ose 141 raste më shumë se në vitin 2019. Për të parë si trajtohen këto raste nga institucionet përkatëse klikoni KËTU....

Avokati i Popullit Naim Qelaj në emisionin “Betimi për Drejtësi” ka folur për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe për raportin e publikuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Gjatë kësaj interviste flitet për rekomandimet e Avokatit të Popullit për pagesën e energjisë eklektike në veri të Kosovës dhe a janë i ka marrë Kuvendi i Kosovës për bazë nga këto këshilla. Poashtu diskutohet sa ka reflektuar pandemia në rrezikimin e lirive dhe të drejtave të njeriut nëpër institucionet...

Më 3 maj të vitit 1993 në Asamblenë Gjenerale të Bashkimit Evropian është proklamuar Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit dhe që nga atëherë shënohet në cdo vend të botës. Në këtë ditë kërkohet respektim të drejtave dhe lirisë së shtypit, lirisw së shprehjes dhe publikimit të lajmeve në internet. Asosacioni I Gazetarëve në Kosovë ka vënë në pah kufizimet që po i bëhen mediave në botë nga qeveritë e shteteve dhe se kjo gjendje mbetet shqetësuese pasi mediat janë të...

1,639 emra të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë që mungojnë për 21 vite u vendosën në një instalacion në sheshin “Skendërbeu” nga YIHR KS për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. Përmes këtij aksioni u kërkua drejtësi për bashkëqytetarët dhe familjet e tyre, si dhe u theksua zhgënjimi ndaj përpjekjeve të shtetit për zbardhjen e fatit dhe vendodhjes së personave të pagjetur për më shumë se dy dekada. Gjithashtu në orën 20:00 u ndalën dritat për...

Janë publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës vendimet lidhur me shkelje disiplinore për tre gjyqtarë. Procedura disiplinore është nisur pasi ka pasur pretendim që gjyqtarët kanë vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikes Profesionale për Gjyqtarë dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.  Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që gjyqtarët nuk kanë kryer shkelje disiplinore dhe njoftuar palët pra gjyqtarët dhe se brenda 15 ditëve mund të parashtrojnë ankesë tek Gjykata Supreme e Kosovës. Shihni lajmin e plotë të...

Në një artikull të UN Women, Avokati i Popullit i Kosovës Naim Qelaj ka folur në lidhje me hapat që Kosova ka ndërmarrë për të eleminuar dhunën ndaj grave, mbi rritjen e dhunës me bazë gjinore ndikuar nga pandemia Covid-19 dhe sfidat në lidhje me dhunën në familje. Avokati i Popullit ka theksuar ndryshimin e Kushtetutës që ka lejuar zbatimin e Konventës së Stambollit në Kosovë si një hap kryesor për të eleminuar dhunën ndaj grave në pesë vitet e fundit....