logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Kosova pjesë e Indeksit të Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë (WJP)

Home / Lajme  / Kosova pjesë e Indeksit të Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë (WJP)

Kosova pjesë e Indeksit të Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë (WJP)

Projekti Botëror i Drejtësisë (WJP) e ka shtuar Kosovën në Indeksin e Sundimit të Ligjit për herë të parë në vitin 2020, duke e radhitur në gjysmën e lartë të vendeve në gjithë botën dhe të dytën në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Indeksi i Sundimit të Ligjit i Projektit Botëror të Drejtësisë (WJP) për vitin 2020 është raport që mat sundimin e ligjit bazuar në përvojat dhe perceptimet e përgjithshme të publikut dhe praktikuesve juridikë brenda vendit dhe ekspertëve në gjithë botën.

Ky raport paraqet një portret të sundimit të ligjit për 128 vende, duke siguruar rezultate dhe renditje bazuar në faktorët e kufizimit të kompetencave të qeverisë, mungesën e korrupsionit, qeverisjen transparente, të drejtat themelore, rendin dhe sigurinë, zbatimin rregullativ, drejtësinë civile dhe penale.

Ky indeks është më gjithëpërfshirësi në botë dhe e vetmja databazë që mbështetet kryesisht mbi të dhëna primare. Indeksi ka për qëllim një audiencë të gjerë që përfshin politikëbërës, shoqërinë civile organizata, akademikë, qytetarë dhe juristë profesionistë.

Për më shumë shihni raportin e plotë në këtë LINK.