logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Kosova në krizë politike në mes të pandemisë Covid-19

Home / Lajme  / Kosova në krizë politike në mes të pandemisë Covid-19

Kosova në krizë politike në mes të pandemisë Covid-19

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kundër qeverisë së Albin Kurtit u kalua të mërkurën në një seancë të jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës.

Arben Gashi, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, prezantoi mocionin e mosbesimit përpara Kuvendit duke deklaruar se Kurti kishte shkelur marrëveshjen qeverisëse të koalicionit kur shkarkoi ministrin e brendshëm Agim Veliun. Ai vazhdoi duke thënë se qëndrimi i kryeministrit për heqjen e taksës 100% të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina kishin rrezikuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se propozimi i vërtetë i seancës ishte heqja e partisë nga qeveria dhe pastrimi i rrugës për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. “Kjo seancë nuk ka të bëjë me heqjen e tarifës për mallrat serbe, as shkarkimin e ministrit të brendshëm,” tha Selimi. “Kjo seancë u thirr për të lidhur një marrëveshje të dëmshme me Serbinë, një marrëveshje e cila në asnjë mënyrë nuk do të pranohet nga një qeveri e Vetëvendosjes.”

Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë gjithashtu nuk u mbështet nga folësja e Kuvendit Vjosa Osmani, duke thënë se ajo nuk pajtohet me mocionin dhe do të votojë kundër.

Para seancës, mocioni ishte kritikuar ashpër nga organizatat e shoqërisë civile, zyrtarët shtetërorë, qytetarët dhe përfaqësuesit e shteteve aleate të Kosovës.

Krejt në fund, një numër pyetjesh janë ngritur për formimin e një qeverie të re duke marrë parasysh shpërthimin e virusit Corona në mbarë botën dhe Kosova me më shumë se 86 raste të konfirmuara deri më tani.

Shih lajmin e plotë në: link 1, link 2.