logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Koncept-dokumenti për Zhvillimin e Procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë dërgohet për miratim në Qeveri

Home / Lajme  / Koncept-dokumenti për Zhvillimin e Procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë dërgohet për miratim në Qeveri

Koncept-dokumenti për Zhvillimin e Procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë dërgohet për miratim në Qeveri

Në një konferencë për media, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe zëvëndësministrja Nita Shala kanë njoftuar lidhur me zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

“Verifikimi i integritetit personal të subjekteve të vettingut, vlerësimit profesional dhe të performancës si dhe kontrollit të pasurisë së tyre, janë shtyllat kryesore mbi të cilat është zhvilluar dhe kompletuar ky dokument dhe mbi të cilat do të zhvillohet vettingu. Është punuar me kujdesin më të madh që mbi bazën e këtyre shtyllave, të garantohet një proces i drejtë dhe profesional, i pavarur dhe efektiv” ka thënë ministrja Haxhiu.

Në këtë konferencë janë prezantuar rekomandimet e grupit punues në procesin e vetingut që përfshijnë pesë opsione që mund të potenciale për t’u ndjekur. Zëvendësministrja ka thënë se koncept dokumenti përmban bazat kryesore mbi zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë dhe se është proceduar për Qeveri për t’u votuar në mbledhjen e radhës.

Lexoni më shumë tek Ministria e Drejtësisë.