Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion i pavarur i cili ka për detyrë të sigurojë pavarësinë, profesionalizmin dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor, si dhe të siguroj që gjykatat janë të drejta, apolitike dhe të qasshme për qytetarët, respektojnë parimin e mosdiskriminimit si dhe të drejtat e njeriut dhe të barazisë gjinore të garantuara me Kushtetutë dhe akte ligjore.
Këshilli Gjyqësor i propozon Presidentit emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve si dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të Apelit.
Të tjera detyra dhe përgjegjësi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë përcaktuar me Ligjin për Këshillin Gjyqësor.
Duke u bazuar në Kushtetutë, mandati i anëtarëve të Këshillit është mandat pesë vjeçarë (5). Këshilli sipas Kushtetutës i ka gjithsej 13 anëtarë: gjashtë (6) anëtarë zgjedhen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndërsa shtatë (7) anëtarë zgjedhen drejtpërdrejtë nga gjyqësori.
Adresa: Luan Haradinaj PN,Prishtine
Nr.Telefonit: 038 200 17 494
Email: kgjk@rks-gov.net
Faqja zyrtare