Blog

Home / Lajme  / Kërkohet drejtësi për 1,639 persona të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë

Kërkohet drejtësi për 1,639 persona të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë

1,639 emra të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë që mungojnë për 21 vite u vendosën në një instalacion në sheshin “Skendërbeu” nga YIHR KS për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Përmes këtij aksioni u kërkua drejtësi për bashkëqytetarët dhe familjet e tyre, si dhe u theksua zhgënjimi ndaj përpjekjeve të shtetit për zbardhjen e fatit dhe vendodhjes së personave të pagjetur për më shumë se dy dekada.

Gjithashtu në orën 20:00 u ndalën dritat për 5 minuta nëpër gjithë Kosovën për t’u solidarizuar me dhimbjen e familjarëve.

No Comments

Post a Comment