logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

“Java e Ndihmës Juridike Falas” filloi këtë të hënë

Home / Lajme  / “Java e Ndihmës Juridike Falas” filloi këtë të hënë

“Java e Ndihmës Juridike Falas” filloi këtë të hënë

Me moton “Mbroje të drejtën tënde”, gjatë ditës së djeshme me një aktivitet nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është hapur “Java e Ndihmës Juridike Falas”. Kjo javë do të ketë një varg aktivitetesh që synojnë të ngrisin vetëdijen e qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre.

Në hapjen e ngjarjes, Drejtoresha Anita Alaj Kalanderi ka thënë se “Java për Ndihmë Juridike Falas” do të ketë për qëllim të fuqizojë qytetarët lidhur me mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe t’i vetëdijësojë ata për shërbimet juridike falas. Pjesë e aktivitetit të hapjes ka qenë edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, që ka thënë se ndihma që ofrohet është e rëndësishme si për agjencinë ashtu dhe për personat që kanë përfituar. 

Shumica e aktiviteteve gjatë kësaj jave do të organizohen online.

Për më shumë informata klikoni në linkun