logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Janë shtyer 26 seanca gjyqësore të korrupsionit për shkak të pushimit vjetor të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Home / Lajme  / Janë shtyer 26 seanca gjyqësore të korrupsionit për shkak të pushimit vjetor të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Janë shtyer 26 seanca gjyqësore të korrupsionit për shkak të pushimit vjetor të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Në rastet penale që zhvillohen në gjykatat themelore në Kosovë shpesh mungojnë kushtet ligjore për të mbajtur seancën gjyqësore për arsye të ndryshme procedurale. Si parakusht ligjor për të zhvilluar seancën e shqyrtimit gjyqësor është prania e pales së akuzuar në procedurë dhe mbrojtësit të tij në rast se është i nevojshëm, si dhe e prokurorit të shtetit dhe trupit gjykues. Mosprania e këtyre paraqet mungesë të kushteve ligjore për të zhvilluar seancën gjyqësore.

Sipas Drejtësia Sot, një ndër arsyet për dështimin e seancave gjyqësore është mos prania e prokurorëve dhe gjyqtarëve me arsyen se janë në pushim vjetor dhe nga periudha qershor e vitit 2019 deri në korrik 2021 nuk janë mbajtur 26 seanca gjyqësore në gjykatat themelore në Kosovë për arsye se disa nga gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë në pushim vjetor në datat kur është planifikohen seancat.
Është obligim i gjykatave si dhe prokurorive që puna të organizohet në mënrë që pushimet vjetore të gjyqtarëve dhe prokurorëve mos të jenë pengesë për të zhvilluar gjykimet si dhe mungesa e prokurorit dhe gjyqtarit rregullohet me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Lexoni lajmin e plotë në Drejtësia Sot.