logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Institucioni i Avokatit të Popullit mban diskutim për mbrojtjen nga diskriminimi

Home / Lajme  / Institucioni i Avokatit të Popullit mban diskutim për mbrojtjen nga diskriminimi

Institucioni i Avokatit të Popullit mban diskutim për mbrojtjen nga diskriminimi

Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit gjatë ditës së djeshme me përfaqësues nga sistemi i drejtësisë janë diskutuar sfidat për zbatimin e ligjit për t’u mbrojtur nga diskriminimi.

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka thënë që diskutimi ka për qëllim që të promovohet më shumë ky ligj dhe të identifikohet pse nuk ka zbatimin e duhur nga insitutcionet e drejtësisë. Gjithashtu, Qelaj ka thënë se duhet të vetëdijësohen qytetarët për ligjin dhe për përfitimet që sjell për shoqërinë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka Nimani ka thënë se diskutimet e tilla janë ndihmë për insitucionet e drejtësisë që të rrisin profesionalizmin dhe kapacitetet. Ndërsa, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj ka thënë se do të ketë përpjekje për t’u ndryshuar praktika e punës ndaj rasteve kundër diskriminimit dhe do të jepet mbrojtje gjyqësorë përmes zbatimit të ligjit.

Lexoni lajmin e plotë në LINK.