Policia në çdo kohë duhet të veprojë brenda kompetencave që i njeh ligji.
Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
Në rast se ndonjë punonjës i Policisë së Kosovës kryen ndonjë vepër penale, shkelje disiplinore apo çfarëdo lloj veprimi i cili është në kundërshtim me ligjet në fuqi, atëherë Inspektorati i Policisë së Kosovës është përgjegjës për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e këtyre shkeljeve. Në rast se ndonjë zyrtarë i policisë sjellet në mënyrë të kundërligjshme me ju (ju godet, ofendon etj.), ju mund të raportoni në numrin e Inspektoratit Policor të Kosovës i cili është në dispozicion të qytetarëve 24 orë: 080003333
Qytetarët e Kosovës kanë mundësi që përmes formës për ankesa të paraqesin online të gjitha sjelljet e këqija të zyrtarëve policor duke i identifikuar ata me emër dhe mbiemër, gradë apo edhe me numrin identifikues që punonjësit policorë mbajnë në uniformë, në këtë faqe.
Adresa: Rr. Dëshmorët e Gollakut p.n, Prishtinë
Nr. tel: 08000 3333
Faqja zyrtare e Inspektoratit të Policisë së Kosovës: http://ipk.rks-gov.net/
[gmap-embed id=”7047″]