logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Gjykata Themelore në Gjakovë shkel Kodin e Procedurës Penale

Home / Lajme  / Gjykata Themelore në Gjakovë shkel Kodin e Procedurës Penale

Gjykata Themelore në Gjakovë shkel Kodin e Procedurës Penale

Në një artikull nga Drejtësia sot raportohet se për një aktakuzë të ngritur më 20 dhjetor 2020 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për veprën penale dhënie e ryshfetit, Gjykata Themelore në Gjakovë nuk kishte caktuar shqyrtim fillestar pothuajse dy muaj prej kur ishte ngritur aktakuza. Kjo është në kundërshtim me dizpozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale që përcakton se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, që duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas ngritjes së aktakuzës.

Mosrespektimi i afateve sjell rrezikun e shkeljes së nenit 5 të KPPRK-së për gjykim të drejtë, të paanshëm si dhe në afat të arsyeshëm, që është i përfshirë edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.