Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Everything you need to know about your rights

Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është institucion i pavarur i cili është kompetent për interpretimin e Kushtetutës, si akti më i lartë juridik i një shteti. Kjo gjykatë siguron që institucionet e vendit të funksionojnë në pajtim me Kushtetutën, si dhe garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale të garantuara me Kushtetutë.

Palët e autorizuara për të ngritur çështje pranë Gjykatës Kushtetuese janë: Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Kosovës, Qeveria, komunat, 10 e më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës (siç është përcaktuar me Kushtetutë), Kryetari i Kuvendit të Kosovës, gjykatat, si dhe personat fizikë dhe juridikë.

Sa i përket çështjeve që kanë të drejtë të referohen në Gjykatën Kushtetuese dhe kushteve që duhet përmbushur, kjo rregullohet shprehimisht me nenin 113 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjithsej 9 gjyqtarë të cilët emërohen nga Presidenti i Kosovës me propozim të Kuvendit të Kosovës. Mandati i tyre zgjat 9 vite, pa mundësi vazhdimi.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, gjykatat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe ato publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës me propozimin e dy të tretave (2/3) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave.

Legjislacioni: Kushtetuta e Kosovës,Tel: +383 (0) 38 60 61 62
Email:
Faqja zyrtare

[gmap-embed id=”7068″]

Institucionet Tjera