24 Mars, 2022
Gara artistike 2022- Vendi i parë
Poezia e vendit të parë, nga gara artistike e organizuar nga YIHR KS
Gatinë Himaj
DREJTËSI E PADREJTË
Kur kalon një jetë n’robëri,
kur je viktima dhe jo agresori,
kur jeta jote është marrëveshje n’fletë,
kur je i lirë, por s’ke jetë,
kur t’i puthin këmbët, sepse je dikushi,
kur t’i thejnë ato, sepse je askushi,
kur ta ngritin zërin, sepse je grua
e të hedhin tutje, sikur s’je njeri,
kur të duan për atë që bën
e të shajnë për atë që je ti,
kur të çmojnë se i lavdëron,
kur të ngulfatin se i kundërshton,
kur brohorasin mbiemrin tënd,
kur, përveç vetmisë, s’ke askënd,
kur spitalet ngjajnë me banka
e shkollat si tregje me shitblerje t’larta,
kur plaçkitesh çdo ditë të javës,
kur pasurohesh brenda natës,
kur je fajtor, por shpallesh hero,
kur dënohesh se barazi do,
kur ngjyra e lëkurës bëhet mjet vlerësimi,
kur paraja është e vetmja rrugë shpëtimi
dhe kur meriton diellin, por mbulohesh nga retë,
drejtësia është e padrejtë!
Gatinë Himaj
DREJTËSI E PADREJTË
Kur kalon një jetë n’robëri,
kur je viktima dhe jo agresori,
kur jeta jote është marrëveshje n’fletë,
kur je i lirë, por s’ke jetë,
kur t’i puthin këmbët, sepse je dikushi,
kur t’i thejnë ato, sepse je askushi,
kur ta ngritin zërin, sepse je grua
e të hedhin tutje, sikur s’je njeri,
kur të duan për atë që bën
e të shajnë për atë që je ti,
kur të çmojnë se i lavdëron,
kur të ngulfatin se i kundërshton,
kur brohorasin mbiemrin tënd,
kur, përveç vetmisë, s’ke askënd,
kur spitalet ngjajnë me banka
e shkollat si tregje me shitblerje t’larta,
kur plaçkitesh çdo ditë të javës,
kur pasurohesh brenda natës,
kur je fajtor, por shpallesh hero,
kur dënohesh se barazi do,
kur ngjyra e lëkurës bëhet mjet vlerësimi,
kur paraja është e vetmja rrugë shpëtimi
dhe kur meriton diellin, por mbulohesh nga retë,
drejtësia është e padrejtë!