Blog

Home / Blog Shqip  / GARA ARTISTIKE 2022- VENDI I DYTË

GARA ARTISTIKE 2022- VENDI I DYTË

Poezia e vendit të dytë, nga gara artistike e organizuar nga YIHR KS

Blendi Kabashaj

Të qënit Rom

  (-Njeri-) 

Njerzish të thellë, me plasje historike.

Të zvarur në shkretëtirë, ndër vite e vite.

Kosmopolitanët, ndër më të lashtë.

Karrocierët e tyre, me lule e larmë.

Në një kohë varfërie, të vrashtë!

Në njërën dorë, gjaku i tharë.

Në tjetrën, vetëm rërë e kashtë.

Romani, ej Romani.

Me një ngjyrë, të zymtë balti.

Me buzqeshjen, dhëmbë ari!

Dhimbjeve as nuk ia vari.

Rrugës me harmoni ia vajti.

Me një shkelqim bukurie,

Gratë e burrat, dhe fëmijët tyre,

Pa ngrenë e pa pij fare! 

Dilnin e kërcenin me daire. 

Pak pluhur, e stuhi. 

Me plotë dhimbje, e shumë dashuri.

Nga pakica, mbi kokë që të gjejnë një çati.

Nga në një vend , në vende tjera të huaj kanë mbërri!

No Comments

Post a Comment