logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe pastrimin e parave

Home / Lajme  / Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe pastrimin e parave

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe pastrimin e parave

Është nënshkruar i mirëkuptimit për të bashkëpunuar në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe vepra tjera penale nga Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i Shqipërisë Arben Kraja.

Qëllimi i memorandumit është që të zgjerohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndaj veprave penale të përmendura më lartë në kuadër të juridiksioneve të të dyja shteteve dhe duke qenë në përputhje me ligjet kombëtare. Gjithashtu, ky bashkëpunim ka për synim të hetohen, zbulohet dhe të dënohen ata që janë përfshirë në veprimtari kriminale duke bërë shkëmbimin e informative dhe dokumenteve që lidhen me hetimin dhe kompetencat e secilës palë nënshkruese.

Palët janë pajtuar që të promovojnë edhe zhvillimin e kontakteve si dhe marrëdhënieve të zyrave përkatëse, duke caktuar edhe pika kontaktuese për shkëmbimin e informative të nevojshme.

Shihni lajmin e plotë të Drejtësia Sot në këtë LINK.