logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është mbajtur shqyrtimi kryesor në Komisionin Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës në rastin kundër avokatit Tomë Gashi për shkelje etike

Home / Lajme  / Është mbajtur shqyrtimi kryesor në Komisionin Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës në rastin kundër avokatit Tomë Gashi për shkelje etike

Është mbajtur shqyrtimi kryesor në Komisionin Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës në rastin kundër avokatit Tomë Gashi për shkelje etike

Pas më shumë se një viti që Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) ka inicuar rastin kundër avokatit Tomë Gashi për shkelje etike është mbajtur shqyrtimi kryesor në Komisionin Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës. Në shkurt të vitit 2020, avokati Tomë Gashi kishte shkelmuar gjësendet e një personi që kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza, i cili i përket njërit nga komuniteteve jo-shumicë. Rasti ishte mbuluar nga kamerat e vendosura në sheshet Zahir Pajaziti, Nënë Tereza e Ibrahim Rugova, e poashtu edhe nga kalimtarët e rastit. 

Më 3 mars 2020,  YIHR KS kishte paraqitur parashkresë për hapjen e procedurës disiplinore pranë Odës së Avokatëve të Kosovës për avokatin Tomë Gashi dhe kishte kërkuar nga Zyra e Prokurorit Disiplinor nisjen e procedurës së pavarur profesionale hetimore, cilësimin e veprimit të avokatit si shkelje e rëndë disiplinore dhe shqiptimin e masës “humbje e të drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatisë për 4 vite”.

Me ndihmën e ekipit të YIHR KS, përfaqësuesit Leutrim Himaj nga zyra e avokatisë “Leutrim Syla” B.I me përfaqësim pro bono, si dhe me eskpertë tjerë të jashtëm u realizua prezantimi i mbrojtjes së parashtresës së inicuar për rastin në fjalë. Që nga inicimi i rastit tek Oda e Avokatëve të Kosovës, YIHR KS në vazhdimësi ka përcjellur rrjedhën e rastit dhe ka kontaktuar Odën e Avokatëve të Kosovës për më shumë se 10 herë me radhë. Falë insistimit konsistent, rasti është pranuar të trajtohet me urgjencë.

Trajtimi i duhur i këtij rasti është me rëndësi strategjike për shoqërinë tonë dhe komunitetet jo shumicë në përgjithësi. Marrja e licencës apo cilido dënim i shqiptuar  ndaj avokatit në fjalë do të kontribuonte në mospërsërsëritjen e sjelljeve të tilla joetike të avokatëve dhe personave të tjerë publikë. 

Shihni komunikatën e plotë për shtyp këtu.