logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është kërkuar përkushtim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Home / Lajme  / Është kërkuar përkushtim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Është kërkuar përkushtim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Zëvendëskryesuesi i KPK-së Veton Shabani që udhëheq grupin punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike është takuar me udhëheqësin e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku janë diskutuar sfidat dhe arritjet e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur përmes postimit që njësiti është informuar nga kryesuesi i grupit punues mbi mbikëqyrjen lidhur me raportimin në KPK për periudhën janar-qershor 2021 për vepra penale të krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Prokuroria ka bërë të ditur se në takim është kërkuar më shumë përkushtim dhe trajtim me prioritet për të ulur numrin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.