logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është hapur një hetim paraprak për sulmin ndaj familjes Jashari

Home / Lajme  / Është hapur një hetim paraprak për sulmin ndaj familjes Jashari

Është hapur një hetim paraprak për sulmin ndaj familjes Jashari

Prokurorja Speciale Drita Hajdari nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hapur një hetim paraprak për sulmin ndaj familjes Jashari nga Forcat Serbe në Prekaz në 5, 6 dhe 7 Mars 1998 ku u vranë 59 persona.

Prokurorja Hajdari ka thënë për BIRN se hetimi ka filluar vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë ata ishin në fazën e mbledhjes së provave. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se çështja nuk është hapur më parë nga asnjë nga mekanizmat ekzistues të drejtësisë, të tilla si EULEX, UNMIK apo Gjykata e Hagës.

Adem Jashari ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, i dënuar në mungesë për terrorizëm nga një gjykatë Jugosllave në 1997. Gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59) anëtarë të familjes Jashari u vranë gjatë një sulmi të vazhdueshëm tre-ditor nga forcat speciale të policisë serbe, përfshirë dhe fëmijë të vegjël.

Lexo lajmin e plotë këtu.