logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është finalizuar draft-Rregullorja për të avancuar dhe transferuar prokurorët e shtetit

Home / Lajme  / Është finalizuar draft-Rregullorja për të avancuar dhe transferuar prokurorët e shtetit

Është finalizuar draft-Rregullorja për të avancuar dhe transferuar prokurorët e shtetit

Është bërë e ditur nga Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial finalizimi i draft-Rregullores për avancim dhe transferim të prokurorëve të shtetit. Ky akt nënligjor ka si qëllim të përcaktoj kriteret dhe procedurat për të transferuar dhe avancuar prokurorët e shtetit në gjithë nivelet.

Ky draft për komente dhe rekomandime është dërguar nga Komisioni tek shoqëria civile dhe akterët tjerë që monitorojnë sistemin prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, është bërë e ditur se është trajtuar edhe kërkesa për të rishikuar tarifat për angazhime sipas detyrës zyrtare dhe për të lehtësuar procedurat e kompensimit për avokatë, kjo kërkesë nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Lexoni lajmin e plotë në Drejtësia Sot.