logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është e domosdoshme që të gjitha ligjet të harmonizohen me Konventën e Stambollit

Home / Lajme  / Është e domosdoshme që të gjitha ligjet të harmonizohen me Konventën e Stambollit

Është e domosdoshme që të gjitha ligjet të harmonizohen me Konventën e Stambollit

Në një artikull të UN Women, Avokati i Popullit i Kosovës Naim Qelaj ka folur në lidhje me hapat që Kosova ka ndërmarrë për të eleminuar dhunën ndaj grave, mbi rritjen e dhunës me bazë gjinore ndikuar nga pandemia Covid-19 dhe sfidat në lidhje me dhunën në familje.

Avokati i Popullit ka theksuar ndryshimin e Kushtetutës që ka lejuar zbatimin e Konventës së Stambollit në Kosovë si një hap kryesor për të eleminuar dhunën ndaj grave në pesë vitet e fundit. Ombuspersoni gjithashtu ka përmendur deklaratën që është lëshuar për të dënuar dhunën në familje gjatë pandemisë dhe ka tërhequr vëmendjen për detyrimin institucional për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për të parandaluar, hetuar dhe ndëshkuar aktet e dhunës.

Shihni artikullin e plotë këtu.